Ora News - Furgoni me tre të burgosur përplaset në aksin Tepelenë-Mallakastër (pamje ngjarja)
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një furgon i Drejtorisë së Burgjeve është përplasur me një makinë, teksa transportonte tre të burgosur!

Aksidenti është shënuar në fshatin Qesarat, në aksin Tepelenë-Mallakastër.

Përplasja ka qenë e fortë dhe sic tregojnë pamjet, mjeti i burgjeve përfundoi në një byrektore në anë të rrugës.

Për pasojë një efektiv i angazhuar për shoqërimin e të burgosurve mbeti i plagosur lehtë.

Julian Verboshi u dërgua në spitalin rajonal të Gjirokastrës ku burimet thanë se nuk ka asnjë rrezik për jetën.

Ndërkohë të burgosurit, emrat e të cilëve nuk u bënë të ditur mësohet se janë transportuar me mjete të tjera të drejtorisë së burgjeve.

Policia e Gjirokastrës kreu veprimet e para në vendngjarje në funksion të zbardhjes së shkaqeve të aksidentit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/furgoni-me-tre-te-burgosur-nga-tirana-perplasen-ne-aksin-tepelene-mallakaster

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended