Furgoni përplaset me traversën anësore në aksin Vlorë-Fier, humb jetën 1 person, plagosen 7

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një furgon mallrash me 8 persona brenda është aksidentuar herët në mëngjes në autostradën Vlorë-Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, në afërsi të kripës.
Furgoni i mallrave me targë AA050EK i cili transportonte punëtorë drejt Fierit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me traversën anësore të rrugës.
Aksidenti ka rezultuar fatal për pasagjerin që ndodhej në sediljen e parë të furgonit, shtetasi Ismail Hatia, i cili ka dalë nga dritarja e furgonit dhe ka përfunduar në rrugë, duke gjetur dhe vdekjen e menjëhershme.
Dëmtime kanë marrë dhe 7 personat e tjerë që gjendeshin në mjet, përfshirë drejtuesin e tij 27-vjeçari Marjo Hoxha nga Fieri.
Të plagosurit, të gjithë nga Llakatundi sikurse dhe viktima, janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Vlorës për marrjen e ndihmës mjekësore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/furgoni-perplaset-me-traversen-anesore-humb-jeten-1-person-plagosen-7-te-tjere/

Recommended