Ora News - Tre persona kapen mat duke shkëmbyer drogë në aksin Levan Tepelenë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Tre persona janë kapur mat duke shkëmbyer lëndë narkotike në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Në pranga ranë shtetasit me inicale E. Y., 35 vjeç dhe S. T., 38 vjeç, të dy banues në Kreshpan, Fier, si edhe 27-vjeçari me iniciale E. S., banues në Tiranë.

Unifromat blu finalizuan operacionin ?Kreshpan" pas një pune hetimore 10 ditore.

?Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit E. Y., S. T. dhe E. S. duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike kanabis,?-njofton policia.

Policia informon se gjatë kontrollit në automjetin tip Audi në pronësi të shtetasit E. S., u gjet një sasi prej 5 kg lëndë narkotike kanabis, e cila dyshohet të jetë blerë te shtetasit E. Y dhe S. T.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Y. iu gjetën dhe sekuestruan 1.550 euro dhe 90.000 lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Gjithashtu, nga kontrolli i banesës në banesën e 53-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 8 kg lëndë narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" kryer në bashkëpunim.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tre-persona-kapen-mat-duke-shkembyer-droge-ne-aksin-levan-tepelene

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended