Report TV - Masivi i gurëve bllokon aksin Levan-Tepelenë, qarkullimi devijohet nga rruga e Ballshit
  • 5 years ago
Në orët e para të ditës së sotme për shkak të reshjeve intensive të shiut që ranë gjatë natës është bllokuar aksi Levan-Tepelenë pranë Poçemit si pasojë e rrëshqitjes së një masivi gurësh në rrugë.

Si pasojë e bllokimit, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se qarkullimi është devijuar nga rruga e vjetër e Ballshit. Ndërkohë që kompanitë kontraktore kanë mbërritur në vend për të vlerësuar situatën dhe zhbllokuar rrugën.

Edhe devijimi nga Ballshi ka krijuar probleme për qarkullimin, pasi rruga është e vështirë që të përballojë një fluks të tillë pasi ka disa vite pa u mirëmbajtur.
Recommended