6 të vdekur dhe 11 të plagosur! Shoferi i dehur përplas grupin e turistëve në buzë të rrugës
  • 4 years ago
Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në orët e para të mëngjesit në Lutago të Italisë, ku për pasojë humbën jetën 6 persona dhe u plagosën 11 të tjerë.


Ngjarja ndodhi diku rreth orës 01:15, ku një makinë me shpejtësi të lartë goditi një grup njerëzish në buzë të rrugës, të cilët ishin të gjithë turistë të rinj gjermanë.

Teksa dinamika e aksidentit mbetet e paqartë, nisur nga çfarë raportojnë mediat italiane, pasi kaluan mbrëmjen në një klub, grupi i turistëve gjermanë ndodhej pranë një autobusi turistik kur u godit nga një makinë, e cila drejtohej nga një 28-vjeçar, që rezultoi me përmbajtje shumë të lartë të alkoolit. I riu është arrestuar dhe dërguar në spitalin Brunico për t?iu nënshtruar analizave përkatëse.

Nga 11 të plagosurit, tre janë në gjendje të rëndë, mes tyre një grua. Kjo e fundit u transportua me helikopter gjatë natës, drejt klinikës universitare të Innsbruck, Austri.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Aksident#Itali#TopChannel
Recommended