'Benz-i' përplas 'Golf-in' në dalje të Tunelit të Elbasanit, vdesin 2 vajza dy të tjera rëndë

  • 3 years ago
Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit, ku 2 persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjera kanë mbetur të plagosura. Një makinë tip 'Benz' më targa AB 209 AD ka goditur nga pas një makinë tip 'volksëagen', me targa AA 409 VE.

Në mjetin tip 'volksëagen' udhëtonin 4 vajza, ndërsa përplasja ka qenë aq e fortë sa makina është shkatërruar totalisht dhe të 4 pasagjeret kanë mbetur të bllokuara në mjet.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses me mjetet prerëse që të bënin të mundur nxjerrjen e tyre nga mjeti i dëmtuar.

Të katër vajzat kanë dalë me shenja jete dhe janë dërguar në spitalin e traumave në Tiranë, por dy prej tyre nuk kanë mundur të mbijetojnë. Dy të plagosurat e tjera janë në gjendje kritike për jetën. Dy viktimat ishin pasagjere të ulura në sediljen e pasme kane ndërruar jetë në spitalin e Traumës, ku mbërritën në gjendje shumë të rëndë, dhe nuk mundën të mbijetonin.

Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe gjendja e dehur e drejtuesit të mjetit tip "Benzi" Behar Pema, 58 vjeç.

Recommended