Fier/ Automjeti përplas karrocën me të moshuar, dy të plagosur

  • 5 years ago
Një aksident automobilistik ka ndodhur në zonën e njohur si Shën Pjetër në Fier. Një automjet është përplasur me një karrocë me gomar ku udhëtonte një çift të moshuarish banorë të zonës.

Mësohet se të moshuarit ishin duke u kthyer pasi kishin punuar tokën në momentin kur janë përplasur nga një automjet tip Benz. Të plagosurit janë transportuar për në spital nga drejtuesi i automjetit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të plagusurit janë Irakli dhe Florika Nune.

Recommended