Makina perplas per vdekje dy kembesore ne Fier
  • 6 years ago
Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik që ka ndodhur në fshatin Arapaj të Roskovecit në Fier.

Viktimat janë Amarildo Dogani 29 vjeç dhe Festim Dogani 21 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.Sipas burimeve policore, këmbësorët kanë qenë duke ecur në anë të rrugës kur u përplasën nga një makinë. Të njëjtat burime nga vendngjarja sqarojnë se automjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke përplasur edhe dy viktimat.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, Amarildo Çalamani u kap nga uniformat blu dhe u shoqërua në komisariat disa minuta më vonë, pasi kishte braktisur mjetin dhe ishte larguar në këmbë nga skena e krimit. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policore, të cilat nisën hetimet për këtë aksident të rëndë.
Recommended