Fier, kamioni përplas për vdekje një 48-vjeçar, pamjet nga rruga ku ndodhi ngjarja
  • 6 years ago
Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari është regjistruar këtë të martë në aksin rrugor Roskovec-Fier. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në Zharrëz ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Festim Toska 48 vjeç, banues në Zharrëz, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Viktima raportohet se ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga mjeti tip "Benz" kamion i drejtuar nga Festim Toska 43 vjeç.

Informacion paraprak

Në datën 07.08.2018, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Fier-Roskovec, në fshatin Zharrëz, shtetasi F.T, 43 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip Benz Kamion, ka aksidentuar shtetasin E.D, 48 vjeç, banues në Zharrëz, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Shtetasi F.T është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Recommended