Tragjedi në Kakavijë, ambulanca përplas për vdekje një fëmijë 10-vjeçar
  • 3 years ago
Teksa situata në pikën kufitare të Kakavijës paraqitet kaotike, një fëmijë është përplasur për vdekje nga ambulanca.

Mësohet se në aksin rrugor Jorgucat-Kakavijë, në vendin e quajtur Bularat, një ambulancë duke ecur me shpejtësi ka aksidentuar një fëmijë 10-vjeçar, me iniciale S.N., i cili për pasojë ka ndërruar jetën.

Burime për Top Channel bëjnë të ditur se ambulanca po transportonte një të sëmurë nga Kakavija në drejtim të Gjirokastrës, në momentin kur fëmija ka dalë në rrugë, ku edhe ndodhi përplasja fatale.

Njoftimi i policisë

?Një autoambulancë, e cila qarkullonte me shpejtësi nga Kakavija në drejtim të Spitalit Rajonal Gjirokastër për të dërguar në spital një grua që kishte probleme shëndetësore , në afërsi të kthesës së Bularatit, ka përplasur një fëmijë S.N, 10 vjeç, nga Lezha, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat drejtuesin e ambulancës, A.G për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë shërbimet e policisë me një automjet të Policisë Rrugore transportuan në drejtim të spitalit rajonal shtetasen që ndodhej në autoambulancë për ndihmeë mjekësore.?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kakavije#Accident#TopChannel
Recommended