Report TV - Tragjike në Kakavijë/ Ambulanca përplas për vdekje fëmijën 10 vjeç që ishte në radhë

  • 3 years ago
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku një fëmijë 10 vjeçar ka humbur jetën duke u përplasur për vdekje nga një ambulancë. Fëmija nga Lezha po qëndronte në radhë prej ditësh me familjen e tij në pritje për të kaluar pikën kufitare, por që fatkeqësisht i ka dalë para ambulancë duke humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Shkak i aksidenti ka qenë shpejtësia e ambulancës, që në fakt po transportonte nga Kakavija në drejtim të spitalit rajonal Gjirokastër një grua që kishte probleme shëndetësore.Në atë moment fëmija i ka ikur nga dora të ëmës që po prisnin në radhë të bllokuar pranë mjetit të tyre dhe ka dalë para ambulancës. Përplasja ka qenë tepër e fortë duke i marrë jetën 10-vjeçarit S.N.

I mituri ka marrë plagë të shumta duke humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa rrugët u 'lanë' me gjakun e të miturit.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kthesës së Bularatit në orën 10:30. Familja nga Lezha kishte që mbrëmjen e djeshme që priste në radhë për të kaluar pikën kufitare të Kakavijës.

Ngjarjen tragjike e kanë parë dhe qytetarët që kanë qenë duke pritur në rrugë, ndërsa gjendje e nënëns së të mitur është e rëndë në spital. Asaj i ka rënë të fikët pas përplasjes së fëmijës para syve të saj dhe është dërguar menjëherë në spital.

Recommended