Report TV - Aksident në Fier, po kalonte rrugën, makina përplas këmbësoren e moshuar
  • 5 years ago
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të dielë në qytetin e Fierit ku, një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një e moshuar .

Burime për shqiptarja.com mësojnë se aksidenti ka ndodhur konkretisht në rrugën '"Rauf Nallbani", ku drejtuesi i automjetit tip Benz me targa AA 754 SY AA 754 SY ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte duke përplasur një të moshuar.

Mësohet se e moshuara ka qenë duke kaluar rrugën ndërkohe që është përplasur nga makina . Ende nuk dihet identiteti i saj , po e moshuara është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit ndërsa mesohet se ka marre plage të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për të zbuluar rrethanat e aksidentit. Ky është aksidenti i dyte që ndodh në kete rrugë në harkun kohor të dy ditevë te fundit. Të shtunën po në këtë rrugë një e moshuar u përplas nga një automjet tjetër.
Recommended