Kishte blerë byrek e po kalonte rrugën, 'Opeli' përplas për vdekje gruan e moshuar

  • 5 years ago
FIER- Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në rrugën Rauf Nallbani, e për pasojë një e moshuar është plagosur rëndë.

Identiteti i saj nuk bëhet me dije por mësohet se ka qenë duke kaluar rrugën, pasi kishte blerë byrek në një nga dyqanet e zonës, kur është përplasur me një automjet tip ?Opel? me targa AA 789 IL.

Ajo ndodhet tanimë në Spitalin e Fierit, në gjendje të rëndë për jetën. Paraprakisht dyshohet se e moshura është endacake, por pritet versioni i policisë.

Recommended