Dy gra të infektuara vdesin në spitale/ Njëra prej tyre pa sëmundje të tjera - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bie numri i viktimave në 24 orët e fundit në vendin tonë.Një ditë më parë u raportua për katër humbje jete, por këtë të mërkurë Ministria e Shëndetësisë tha se betejën e kanë humbur dy paciente.Njëra prej tyre ishte me sëmundje të tjera, ndërsa tjetra jo.?Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid1, një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ka humbur jetën në spitalin Covid2 ?Shefqet Ndroqi, një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.?Raste të reja janë konfirmuar 108, midis 502 të testuarve. Ndërsa në dy spitalet COVID trajtohen 125 pacientë, 17 në terapi intensive dhe shtatë të intubuar. Ndërkohë, të shëruar në orët e fundit kemi 41.
Recommended