Report TV -Mjeti merr flakë në ecje në brendësi të tunelit të Elbasanit, bllokohet njëra korsi
  • 4 years ago
TIRANË- Një mjet ka marrë flakë në ecje në autostradën Tiranë-Elbasan, në brendësi të tunelit. Në ngjarjen e ndodhur rreth orës 18:20 të ditës së sotme dyshohet se mjeti në pronësi të F.N. ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale të mjetit. Si pasojë e ngjarjes, njëra korsi e tunelit është e bllokuar, që mund të sjellë edhe krijimin e trafikut.
Recommended