Shpallen fituesit për veprën më të mirë për Skënderbeun, Rama: Po shohim dritë në fund të tunelit

  • 6 years ago
Për Vitin Mbarëkombëtar të shpallur në nderim të 550-vjetorit të ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriot Skënderbeut u ndanë sot në Akademinë e Shkencave çmimet për veprën më të mirë monografike për konkursin dedikuar Gjergj Kastriot Skënderbeut në gjuhën shqipe edhe në gjuhë të huaj. Nga 30 veprat e përzgjedhura, që u paraqitën në këtë konkurs të organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë u nominuan 6 autorë. Për veprën më të mirë shkencore ose dokumentare për autorë të huaj u vlerësua Lucia Nadin me veprën ?Shqipëria e rigjetur?.

Është rasti i disajtë që falenderoj Shqipërinë, që gjithmonë më ka nderuar në këto 25 vite punë. Edhe jam krenare që vijoj të sjell Shqipërinë e kulturës, historisë Shqipërinë e bukur, në Venecia në veccanti, që ka shumë kujtime të vendit tuaj. Gjithmonë e kam kumtuar punën time si një punë, që u rikthen kujtesën njerëzve, mbase sepse vijoj që të punoj për emigracionin e shumëshekujve më parë, ku ka shumë shqiptarë që janë transferuar nga Italinë e Verit, edhe që kanë shkruar faqe të rëndësishme, duke shfaqur që nuk vijnë vetëm nga një vend me kulturë zero, por ishin dëshmitarë të një vendi të ngarkuar me histori edhe kulturë të vendit që kishin lënë. Mënyra sesi ata përshkruanin Venecian, unë po përpiqem që të bëjë rrugën e kundërt të sjell në Shqipëri, një bar apo një shenjë të rrugëtimin që ata kanë bërë edhe kanë shkruar, duke i lënë pas.

Lucia Nadin, studiuese
Për veprën më të mirë shkencore ose dokumentare për autorë shqiptarë u vlerësua me çmim Aurel Plasari për veprën ?Skënderbeu, një histori politike?. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, i cili komentoi ecurinë punën e bërë për reformën në Akademinë e Shkencave deri më tani.

Sot jemi në një fazë ku mund të shikojmë dritë në fund të tunelit, përsa i përket reformimit në Akademinë e Shkencave. Më në fund, gjërat edhe forcat u vunë në një lëvizje të vonuar për shumë edhe shumë vite. Më vjen mirë që sot që flasim jemi përballë një punë të kryer me zell edhe me përgjegjësi nga grupi i ngritur për të propozuar këtë reformë në drejtimin e profesor Skënder Gjinushit, por edhe përballë një platforme të propozuar nga profesor Fuga... Ajo që ne na duket më e arsyeshme është që të ndalemi edhe të nxisim një ballafaqim mes këtyre dy alternative.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë
Sipas Ramës, pavarësisht se njëra është e veshur me petkun zyrtar edhe tjetra vjen nga një anëtar i Akademisë, duhet lënë midis akademkëve diskutimi i mëtejshëm, se mbase platformën e grupit të punës gjithçka është siç duhet, por mbase në platformën alternative ka gjëra për t?u marrë në konisderat.

Recommended