Garë ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë, do financohet nga buxhetit i shtetit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Qeveria shqiptare kërkon eksperiencën e kompanive të huaja për projektin e tunelit të Llogarasë, i cili do të shkurtojë distancën mes Orikumit dhe Palasës.

Për këtë arsye shefi i qeverisë shpalli garën ndërkombëtare për projektin inxhinierik prej 6 km, ndërkohë për ndërtimin do të ketë një tjetër garë.

Rama: Projekti do të detajohet në një proces që do të jetë i hapur, ndërkombëtar ku do të përzgjidhet një kompani e huaj me eksperiencë në këtë fushë. E dyta, është më pak e rëndësishme sepse ne kemi kompani vendase që kanë të gjitha kapacitetet dhe tanimë kanë edhe eksperiencën për të ndërtuar vepra komplekse dhe natyrisht edhe tunelin e Llogarasë.

Por ndryshe nga vendimet e mëparshme që qeverisë së Edi Ramës, ky projekt nuk do të jepet me PPP.

Rama: Rruga më e mirë është që ky projekt të udhëhiqet dhe të çohet deri në fund nga vetë qeveria dhe të financohet nga buxheti i shtetit.

Kjo ndërhyrje do të mundësojë që aksi Orikum-Palasë të përshkohet për 7-10 minuta nga afro 55 minuta që është aktualisht.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/gare-nderkombetare-projektin-e-tunelit-te-llogarase-do-financohet-nga-buxhetit-i-shtetit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended