Hapet gara për projektin e Tunelit të Llogarasë, Orikum-Palasë për 10 minuta, Rama: Do e bëjë shteti

  • 4 years ago
TIRANE-Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Balluku njoftuan sot shpalljen e garës ndërkombëtare për projektin inxhinierik të Tunelit të Llogarasë, një vepër strategjike për turizmin në rivierën e Jonit. Me tunelin e Llogarasë, aksi Orikum - Palasë do të përshkohet në vetëm për 10 minuta.

Kryeministri Edi Rama theksoi se projekti nuk do të bëhet me PPP, por do ta realizojë vetë shteti. "Zona ka një rëndësi strategjike për ekonominë dhe imazhin e Shqipërisë në botë. Një zonë ku interesi është i gjithanshëm. Sot jemi gati të materializojmë këtë projekt, që do të krijojë një akses tjetër, drejt zonës. Rruga më e mirë është që ky projekt të cohet deri në fund nga vetë qeveria dhe të financohet nga buxheti i shtetit.

E rëndësishme është që të kemi në dorë një projekt serioz, se për të ndërtuar ka edhe kompani shqiptare. Aeroporti i Vlorës është qendra e gravitetit të këtij vizioni, tek zhvillimi i vijës bregdetare të Vlorës, që së shpejti fillon një segment të tretë që kapërcen atë pikën ndarëse mes qytetit dhe pjesës tjetër duke shkuar deri në Radhimë për të krijuar një vazhdimësi të lungomares" tha Rama. Aktualisht rruga bëhet për 55 minuta, ndërsa do të shkurtojë 44 minuta dhe do të bëhet nga 7-10 minuta.

Recommended