Ora News - Rama premton hapjen e tunelit të Llogarasë dhe i kërkon Gjiknurit traget të ri për Vlorën

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tuneli i Llogarasë dhe aeroporti i Vlorës, janë dy nga investimet që parashikohen për tu realizuar në vitin e ardhshëm në qytetin bregdetar.

Kryeministri, Edi Rama, në prezantimin e buxhetit për vitin 2019 është shprehur se tashmë do të punohet që në Shqipëri të ketë turizëm në çdo stinë të vitit.

Rama: Do të fillojmë rrugën Orikum-Llogara dhe Ministri do të mbajë zotimin e tunelit të Llogarasë. Është koha që tunelin ta bëjmë realitet. Nga ana tjetër do të nisim vijimin e Lungomares deri tek tuneli i Ujit të Ftohtë. I vetmi vend në botë ku shtëpia e pavarësisë është e rrethuar nga kioska. Vitin e ardhshme do të nisë ndërtimi i aeroportit. Mos më shkruani mesazh nesër se pse nuk e ndërtove aeroportin. Ai do të bëhet brenda mandatit, por se kur këtë nuk mund ta them.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe tek porti i Vlorës për të cilin tha se i ka lenë një porosi Ministrit të Infrastrukturës.

Rama: Porti i Vlorës, i kam thënë ministrit: O sezonin e ardhshëm sillu vlonjatëve, traget që meriton të quhet traget, o nuk mund të jesh më as drejtues e jo deputet në Vlorë. Ministri, Damiani bën mire ta marrë seriozisht. Nga mars-prill, traget dhe ky traget që është sot duhet të zhduket nga Vlora dhe të mos vijë më në Vlorë.

Bulevardi i ri, do të jetë bulevardi më i bukur i Shqipërisë. Më vjen mire që pas 70 vitesh do të mbyllim përfundimisht grykën e ujërave që derdhen në det. Lungomare do të jetë vijë urbane e mrekullueshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-premton-hapjen-e-tunelit-te-llogarase-dhe-i-kerkon-gjiknurit-traget-te-ri-vloren

Recommended