Klosi: Rehabilitojmë një zonë të rëndësishme të Llogarasë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi së bashku me dhjetëra nxënës të shkollave të Dukatit, në kuadër të Ditës së Shërbimit Pyjor dhe në vijim të fushatës ?Krijo oksigjenin tënd?, që vjen në zbatim të ?100 ditët e pemëve?, ka mbjellur plot 1500 fidanë.Në fjalën e tij ministri Klosi është shprehur se mbjellja e pemëve do të ndihmojë jo vetëm në shmangien e eozionit në këto zona.?Kemi zgjedhur këtë zonë të veçantë të Llogarasë ku së bashku me nxënësit e shkollave të Dukatit po mbjellim 1500 fidanë, për të rikuperuar një zonë që u dogj 2 vite më parë. Dhe sivjet në kulmin e zonave turistike ne po mbjellim disa mijëra pemë, që do të ndihmojnë jo vetëm për të ndaluar erozionin, por edhe për të krijuar në parkun e Llogarasë një zonë të gjelbër?.Gjithashtu në fjalën e tij ministri ka kërkuar që më datë 22 prill, që është edhe Dita Ndërkombëtare e Tokës, kjo nismë ta gjejë Shqipërinë më të gjelbëruar.?Krijo oksigjenin tënd është fushata më e re që ministria e Mjedisit ka iniciuar së bashku me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, ku në të gjithë Shqipërinë, të rinjtë dhe të rejat do të kenë mundësi të mbjellin sa më shumë pemë. Por thirrja jonë është që gjatë periudhës 100 ditore të projektit tonë për të rehabilituar zonat e mbrojtura të kemi mundësinë që çdo shqiptar të mbjellë pemët e tij?.Ndërkohë pjesë e aktivitetit ka qenë edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, i cili ka vlerësuar iniciativën e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për të mbjellë pemë, në një zonë që ka nevojë për rehabilitim, për ti rikthyer bimësinë e munguar pas zjarrit të 2017-s.
Recommended