Tronditet Elbasani, atentat me granatë pronarit të një lokali - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një shpërthim me granatë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në një lokal në Elbasan.Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur shtetasi Albert Altreziu, rreth 32 vjeç, i cili ka qenë dhe pronari i lokalit ku ndodhi shpërrthimi.Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Partizani", në Elbasan ne oren 03:45 të mëngjesit.Sipas policisë në momentin e hedhejs së granatës, pronari i lokalit shtetasi Albert Altreziu ndodhej vetëm në ato momente.I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Shtetasi Albert Altreziu në moshë minorene ka qenë i dënuar për vrasje.
Recommended