Atentat kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, ish-shoferi i bashkisë i hedh granatë në zyrë!
  • 4 years ago
LUSHNJE- Kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, i është bërë atentat mëngjesin e sotëm në ambientet e bashkisë. Ai është plagosur nga një granatë që ka shpërthyer në zyrën e tij. Dyshohet se granata është hedhur nga ish-shoferi i Bashkisë së Lushnjes,

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, sekretarja e bashkisë së Lushnjes Erisa Qalliu. Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në momentin kur Tushe ka shkuar në zyrë, kur është paraqitur me granatë atentatori. Dyshohet se në momentin e largimit ai është ndihmuar edhe nga persona të tjerë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Në drejtim të Lushnjes janë nisur drejtori i Policisë së së Shtetit Ardi Velia dhe kreu i Policisë Kriminale Tonin Vocaj. Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar edhe kryeministri i vendit Edi Rama, dhe kryeprokurori Olsian Çela.
Recommended