Ora News - Sulm kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe plagoset me granatë nga ish-shoferi
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Fatos Tushe po shkonte në zyrë ditën e fundit të vitit, kur në derë të Bashkisë e priste Gëzim Saraçi, njeri që pak vite më parë kryebashkiaku i Lushnjes i kishte besuar jetën duke e mbajtur si shofer personal.

Për arsye që ende nuk dihen, lidhja që sipas burimeve i kalonte ato të marrëdhënies së punës ishte tensionuar, dhe dy burrat kanë nisur të debatojnë.

Bashkë kanë hyrë në brenda godinës dhe i janë drejtuar zyrës së kryebashkiakut.

Por debati sipas burimeve është tensionuar.

Aty 45 vjeçari Saraçi ka hedhur një granatë dore.

Për pasojë të shpërthimit, kryebashkiaku Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu mbeten të plagosur.

Ata morën ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjes dhe më pas u sollën me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Kryebashkiaku ka marrë plagë në shpatull dhe këmbë, ndërsa sekretarja në disa pjesë të trupit përfshirë edhe fytyrën.

Atentati i dështuar në zyrën e kryebashkiakut të kishte vënë në alarm ndërkohë policinë e shtetit.

Drejtuesit më të lartë dhe ekspertë kriminalistë mbërritën atje për të ndihmuar hetimin.

Ndërkohë forcat speciale të policisë u vunë në gjumim të autorit që pas sulmit u largua.

Për kapjen e ish-shoferit të Kryebashkiakut, Gëzim Saraçi, janë ngritur pika të shumta kontrolli nga policia, ndërkohë në ndihmë të tyre kanë mbërritur dhe FNSH dhe RENEA.

Ndërkohë në spitalin e Traumës, kryebashkiakun Tushe dhe Sekretaren e tij u vizituan drejtues të lartë socialistë dhe Ministrja e Shëndetësisë.

Manastirliu: Situata paraqitet e stabilizuar, jashtë rrezikut.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shperthim-ne-zyren-e-kryebashkiakut-te-lushnjes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended