Tjetër investim në një zonë qendrore të kryeqytetit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër lagje e Tiranës ka nisur të rikualifikohet: Blloku i pallateve dhe shtëpive private mes ?Rrugës së Kavajës? dhe asaj ?Myslym Shyri? po merr pamje te re.Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, i cili inspektoi punën e nisur prej pak javësh, tha se pas investimit, vlera e banesave ne zone do te rritet.?Kjo është një nga zonat model të Tiranës kur vjen puna te pagesa e taksave dhe korrektesën e treguar ndaj bashkisë. Pas shumë viteve erdhi koha që bashkia t?i kthejë investimin dhe t?i tregojë qytetarëve se me këtë rikualifikim i shtojmë vlerën çdo banese. Mjafton të shikosh rreth e qark e të kuptosh që këtu ka nevojë për dorë kudo, në fasada, trotuare, këndet e lodrave dhe në infrastrukturën e parkimit.?Veliaj shtoi se është e vështirë të rregullohet ne nje kohe te shkurtër gjithçka që nuk është bërë si duhet këto 25 vjet.?Këtu jemi në 1 nga 50 kantieret që kemi hapur në Tiranë, ndaj u kërkoj qytetarëve mirëkuptim, teksa po punojmë në 38 segmentet mes ?Myslym Shyrit? dhe ?Rrugës së Kavajës?. Megjithatë i garantoj që, siç ka ndodhur në çdo lagje tjetër, kur projekti të ketë përfunduar, do të jetë si dita me natën me situatën që kemi pasur këtu.?Përveç rikualifikimit urban kreu i baskisë theksoi se në fillim u punua për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, ndriçimit, dhe më pas u kalua me infrastrukturën në sipërfaqe.

Recommended