Klosi: Perpunimi i mbetjeve, zgjidhje per nje mjedis te paster |Lajme-News

  • 4 years ago
Menaxhimi i mbetjeve urbane përmes përpunimit të tyre shikohet nga ministri i Mjedisit Blendi Klosi si një zgjidhje për një mjedis të pastër, por edhe për përfitimet në aspektin ekonomik. Nga impianti i përpunimi i mbetjeve në Elbasan ai tha se aty grumbullohen mbetjet e 4 bashkive të qarkut, djegia e të cilave ka prodhuar në total 875 mije kW energji.
?Katër bashki sjellin mbetje urbane të cilat stabilizohen në këtë impiant kapaciteti është rreth 120 ton në ditë. Energjia e prodhuar nga dy impiantet rreth 2.8 kë në kapacitetin e saj të plotë, e gjithë energji hidhet në rrjet dhe rrjeti e ka shpërndarë jo në një përdorues pasi sistemi i trajtimit të energjisë elektrike në Shqipëri është unik prandaj impianti e gjeneron në rrjetin e menaxhuar nga KESH dhe OSHE?.
Brenda disa javësh pritet të nisë puna edhe në impiantin e Fierit me një kapacitet për trajtimin e 200 ? 250 ton mbetjeve në ditë. Në këtë impiant do të grumbullohen mbetjet urbane e të gjitha bashkive të qarkut Fier. Po sipas Klosit mbetet ende e pazgjidhur kostoja që duhet të paguajnë këto subjekte për depozitimin e mbeturinave.

?Ky impiant do të dëshmojë që jo vetëm do të prodhojë energji, e cila do ti ofrohet sistemit tonë energjetik, por edhe ujë të pastër për komunitetin këtu. Ajo që duhet me shpejtësi të zgjidhim është kosto e transportit të bashkive lër të depozituar mbetjet në landfill?.
Ndërsa në venddepozitimin e mbetjeve në Sharrë të Tiranës është bërë kapsulimi i landfillit ekzistues, ndërsa ndërtimi i plotë i impiantit pritet të përfundojë brenda 6 viteve të ardhshme.

Recommended