Thaçi garanton: Do dal i pastër si loti, historia është vulosur me gjakun e një populli për liri
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Ashtu siç kishte njoftuar, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ju drejtua mbrëmjen e sotme qytetarëve të Kosovës me një fjalim nga Presidenca lidhur me 24 orët e marrjes në pyetje nga Prokuroria Speciale e Hagës lidhur me akuzat për krime lufte të ngritura ndaj tij.

Që në krye të herës, Thaçi u kujdes të kujtonte se liria e Kosovës është vulosur nga gjaku i atyre që ranë për lirinë dhe se akuzat ndaj tij dhe ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së janë të fabrikuara.

Presidenti theksoi se ky proces jo vetëm që nuk do ta rishkruajë këtë histori të shkruar me gjakun dhe sakrificën e një populli të tërë në luftën për liri, por përkundrazi, ky proces, cilado qoftë rrjedha dhe kohëzgjatja e tij, do të vulosë njëherë e përgjithmonë rolin historik të UÇK-së si një rol i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për lirinë e fituar për të gjitha gjeneratat që do ta gëzojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik.

Presidenti nënvizoi rëndësinë që interesi i Kosovës duhet të prevalojë mbi çdo interes tjerë personal apo dallim partiak.

Në një zë, tha Thaçi, duhet të flasin edhe botës dhe të zhvillojnë dialogun me Serbinë me një unitet shembullo siç e kishin në Rambuje, në Vjenë dhe në Bruksel.

Duke i falenderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen ndaj tij, kreu i Shtetit të Kosovës i garantoi se në ballafaqimin me drejtësinë në Hagë do të dalë i pastër si loti.

Presidenti Thaçi u kthye mbrëmë nga Haga ku për 4 ditë rresht nga 6 orë në ditë u intervistua nga Dhomat e Specializuara.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/thaci-i-drejtohet-popullit-pas-intervistimit-ne-hage-historia-eshte-vulor-me-gjakun-e-nje-populli-per-liri/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended