Opozita i kërkoi dorëheqjen, kandidati i PS: S'ka jastëk më të mirë se ndërgjegjja e pastër

  • 5 years ago
Kandidati i PS-së për bashkinë e Shijakut, Elton Arbana i është kundërpërgjigjur akuzave të partisë 'Bindja Demokratike', sipas së cilit asgjë për të cilën po akuzohet nuk është e vërtetë. Duke i cilësuar përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane "Bild" si biseda boshe me qëllim baltosjene figurës së një figure politike, Arbana shkruan se ka ndërgjegjen e pastër dhe se kjo nuk është një taktikë e tij që po përdor me qëllim vetëmbrojtjen.

Në fund bën një përmbledhje të jetës së tij në qytetin e Shijakut, motivet pse ka zgjedhur që të rikthehet në vendin e tij të lindjes pas studimeve në Turqi si dhe motivet e kandidimit në krye të Bashkisë së Shijakut. Mes të tjerave, ai thekson se Shijaku e do të, ashtu si kurse edhe ai këtë qytet, ç'ka sipas tij është e mjaftueshme për të kuptuar përse ka marrë këtë vendim politik.

"Nuk ka jastëk më të mirë, sesa një ndërgjegje e pastër! Unë e dua Shqipërinë, e dua Shijakun tim, prandaj kam zgjedhur të ndërtoj jetën time këtu. Mund të kisha zgjedhur të jetoja dhe në Turqi, vendin ku kam mbaruar studimet dhe i kam pasur mundësitë pë tu integruar.
Jam rritur me parime të forta nga prindërit e mi, që të marr atë që më takon e të mos dal nga kornizat e ndershmërisë. Ndershmëria dhe integriteti janë absolutisht thelbësore, si parime bazë në punën time.
Përfshirja ime në politikë erdhi si një zgjedhje mendimplotë, jo me synimin për të plotësuar veten në një tjetër dimension, por sepse doja të ndikoja sadopak, për ta bërë Shijakun një vend më të mirë për të jetuar fëmijët e mi. Unë e dua Shijakun tim. Modestisht pranoj që dhe mua më duan, pavarësisht bindjeve politike socialistë e demokratë, sepse në rradhë të parë jemi njerëz. Jam krenar për punën time për të ndihmuar njerëzit, gjatë gjithë viteve të shërbimit tim politik.
Ka ardhur koha që njerëzit mos të lodhen më me biseda boshe edhe përgjime baltosëse, por të shohin përpara drejt ëndrrës europiane! Në fund të ditës, duhet të ecim përpara me shpresë dhe jo prapa me frikë dhe ndarje. Ne duhet të qëndrojmë në këmbë dhe të bashkuar për atë që ne besojmë se është më e mira për vendin tonë. Sigurimi i një të ardhmeje të ndritur për të gjithë fëmijët tanë është përgjegjësi e komunitetit, e shkollave, e familjeve dhe patjetër e gjithë klasës politike.
Të gjithë njerëzit, kur bëhen të ndërgjegjëshëm për të dalluar të mirën dhe të keqen, dëgjojnë një ?zë? të brendshëm. Zëri i ndërgjegjes na flet cdo ditë, duhet ta dëgjojmë.

Recommended