Report TV - Elvis Rroshi tërheq dorëheqjen: Jam i pastër, vazhdoj detyrën

  • 8 years ago
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, ka njoftuar pak minuta më parë përmes rrjetit social Facebook se është tërhequr nga dorëheqja e tij. Shkak për këtë është bërë dëshmia e penalitetit e drejtësisë italiane, ku ai rezulton të jetë i pastër me të dy emrat, Ervin dhe Elvis. "Kam 3 ditë këtu dhe posedoj, dy dëshmitë e mia të penalitetit dhe çdo çertifikatë të mundshme e cila tregon në dritën e diellit që unë s'kam patur probleme me drejtësinë italiane. Duke qenë se jetojmë dhe punojmë me një shtet ligjor, kam vendosur që mos ju besoj letrave të bakallit, por çdo letër e cila ka vlerë ligjore dhe çdo element që e bën atë të vlefshme", shkruan Rroshi.

Ai thekson se në kushtet kur në emër të tij nuk rezulton asnjë masë dënimin nga drejtësia italiane, do të vazhdojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Kavajës. "Nisur edhe nga mijëra mesazhe që kam marrë nga votuesit dhe nga situata që më nxjerr të pafajshëm, kam vendosur të vazhdoj detyrën time me përulje kundrejt qytetarëve të mi deri në momentin që çdo gjë do sqarohet nga drejtësia", shton Rroshi.

Recommended