Në vetting kandidati për BKH/ Çertifikohen si të pastër Ardi Veliu dhe Gledis Nano
  • 4 years ago
Kjo ishte një javë e ngjeshur për Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit për Vettingun në radhët e policisë, pasi u përballën me hetimet e kryera nga ky komisioni katër drejtues të lartë të policisë së shtetit.


Të premten, Komisioni dha dy vendime për konfirmim në detyrë, atë të kryepolicit, Ardi Veliu, pasi gjatë hetimit administrativ ai rezultoi pa probleme në të treja kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Së fundmi Ardi Veliut, i është besuar edhe Operacioni Forca e Ligjit, e cila është nën varësinë e tij. I dyti që u konfirmua në detyrë, ishte drejtori i Antiterrorit në Policinë e shtetit, Gledis Nano. Edhe ai rezultoi pa probleme në të treja kriteret. Pavarësisht se ka mbajtur një profil të ulët mediatik, Nano është përfshirë në disa operacione me impak. Së fundmi, së bashku me të tjerë oficerë të Antiterrorit, Gledis Nano mori pjesë në nxjerrjen nga Kapmi Al-Hol në Siri, të Alvin Berishës.

Ndërsa për Kreu e Gardës së Republikës, Gramos Sakon, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, vendosi shtyrjen e seancës, Sako doli me probleme në pasuri dhe figurë morale, dhe për këtë arsye ai ka depozituar dokumenta të tjera shtesë, me argumentin se nuk ishte njohës i mirë i ligjit dhe se nuk kishte njohur të thella për procesin. Kërkesa kjo që u pranuar nga Komisioni.

Ndërkaq, me gjetjet e Komsionit, të premten u përball edhe Drejtori i Drejtorisë hetimore në policinë e Shtetit, Artan Shkëmbi.

Nga hetimi rezultoi që ai ka probleme në pasurinë e tij dhe me justifikim e burimeve të saj, e po ashtu sipas Komisionit rezulton që Shkëmbi të ketë qenë edhe pjesë e ish sigurimit të shtetit.

Në këtë seancë dëgjimore, Artan Shkëmbi u përfaqësua nga avokati Sajmir Vishaj. Ky i fundit kërkoi ngritjen e një grupi ekspertësh financiarë për verifikimin e pasurisë, kërkesë kjo që nuk u pranua nga Komsioni.

Artan Shkëmbi, është edhe një nga 18 kandidatët për t?u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArdiVeliu#Vetting#TopChannel
Recommended