"Nuk është një gabim i rastit", Fuga shpjegon çfarë fshihet pas publikimit të videos nga Ardi Veliu
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, çuditi opinionin publik javën e shkuar teksa publikoi një video të nënës së 15-vjeçarit Sarandi Cobo në përgjigje të kritikave për dhunimin e adoleshentit nga uniformat blu.

Duke iu referuar pamjeve të nënës së 15-vjeçarit me pistoletë në dorë, Veliu ngriti dyshime mbi edukimin e djalit, si dhe mosbindjen ndaj policisë.

Veprimi i tij shkaktoi reagime të shumta. Akademiku, Artan Fuga, nuk di të thotë nëse duhet shkarkuar apo jo Ardi Veliu nga detyra e kreut të policisë sikundër edhe kërkon opozita.

Por në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora, Profesor Fuga është i bindur kur thotë se ky nuk është një gabim rasti.


Fuga: Nuk ka nevojë ta komentosh. Ajo që ndodhi atë ditë ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë u tregon në telefon imazhe të lëvizshme apo fikse deputetëve duke thënë se ky djalë nuk ka sjellje të mirë për shkakun se nëna e tij paska dalë me një revole? Unë thashë si është e mundur që policia nuk shkon ta arrestojë atë nënën për armëmbajtje pa leje dhe të mos bëjë përgjegjës djalin për nënën dhe as nënën për djalin sepse jemi në një botë qytetare ku secili ka vetëm përgjegjësinë e vet individuale sakohë që nuk është i përfshirë në krime me bazë familjare. Thashë si nuk e arreston, nuk është e mundur.



Për më shumë lexoni në:

https://oranews.tv/article/nuk-eshte-nje-gabim-i-rastit-artan-fuga-shpjegon-cfare-fshihet-pas-publikimit-te-videos-nga-ardi-veliu


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended