Lufta anti-kanabis/ Ardi Veliu mbledh drejtorët e Shkodrës dhe Kukësit
  • 4 years ago
Është zhvilluar ne Lezhe takimi rajonal për veriun për intensifikimin dhe thellimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.


Në këtë takim merrnin pjese Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv/Drejtoren e Përgjithshme Aida Hajna si dhe drejtorët e drejtorive vendore Lezhe, Shkodër, Kukës, Dibër dhe shefat e komisariateve.

?Sapo përfunduam takimin Rajonal me pjesëmarrjen e drejtorëve të Shkodrës, Kukësit dhe dhe Dibrës, shefave te Komisariateve për të analizuar deri më tani në drejtim të zbatimit të detyrave të planit të ndërveprimit antikanabis. Jemi duke analizuar të gjithë treguesit sipas indikatorëve dhe duam t?i japim një impuls punës së bërë deri më tani me qëllim që ky plan veprimi dhe detyrat e përcaktuara në të, të perfundojnë me sukses duke bërë të mundur që të finalizohet dhe të largojmë të gjitha pikat e rrezikut që janë alert aktualisht si vende të mundshme të kultivimit. Po ashtu, gjatë takimit në u fokusuam jo vetem tek trajtimi i punës së bërë, por duke caktuar dhe disa objektiva për periudhën që ka mbetur dhe njëkohësisht lamë detyra për punën që do të bëjë Policia e Shtetit në drejtim të jo vetem me monitorimin ajror që jemi duke bërë në çdo javë, por dhe me dronë duke rritur bashkëpunimin me kolegët e Guardia di Financa, të cilët janë duke zhvilluar një punë shumë të mirë përsa i përket ndihmes që na japin në identifikimin e pikave të rrezikut që mendojmë ose ne kemi bërë të mundur të gjejmë Njëkohësisht në këtë takim ne kemi diskutuar dhe për detyrat qe Policia e Shtetit duhet të bëjë sa i përket masave anti Covid duke qenë se situata është jo e qetë dhe në si Polici e Shtetit kemi për detyrë për të monitoruar të gjitha vendet,lokalet që shërbejnë si vende për grumbullimin e qytetarëve, për t?u argëtuar, siç kanë qenë baret dhe discot. Do të vazhdojë puna çdo ditë që krahas punës ditore për sigurimin e rendit dhe qetësisë, për fushatën anti Canabis do vazhdojmë dhe për punën për zbatimin e të gjitha detyrave anti Covid? mësohet të ketë thënë Ardi Veliu.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel....
Recommended