Lufta kundër krimit/ Ardi Veliu takim me zv/presidentin gjerman të Zyrës Kriminale
  • 6 years ago
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar një takim me zv/presidentin e Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë, Peter Henzler ku është diskutuar për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Në fjalën e tij, Veliu u shpreh se ky bashkëpunim i frytshëm është vazhdimësi e bashkëpunimeve të sukseshme midis qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane dhe çmoi si shumë të rëndësishme mbështetjen nga ana e Policisë gjermane për Policinë shqiptare dhe për Task - Forcën në veçanti.
Recommended