Ora News – Ministrja Shahini pezullon drejtoreshën e zyrës arsimore Mat

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ankesat dhe denoncimet në portalin e bashkëqeverisjes janë bërë shkak që drejtuesja e zyrës arsimore rajonale në Mat të pezullohet nga puna. Në një dalje për mediat, ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se do të lejohen shkeljet në institucionet e arsimit.

Besa Shahini: Morëm shkas nga një emision televiziv ku ishte raportuar për një mësuese e cila udhëtonte gati dy orë në këmbë për të shkuar në shkollë. Ajo kishte kërkuar të transferohej tek një shkollë më afër shtëpisë së saj por Zyra Arsimore Mat, që është në qarkun Dibër, nuk e kishte sistemuar diku më afër shtëpisë së saj. Në fakt ne e hapëm pak portalin për të parë se sa ankesa ka pasur në përgjithësi për zyrën arsimore Mat dhe ishin në total 41 ankesa gjatë vitit të kaluar për zyrën arsimore Mat, për një zyrë të vogël që i shërben 30 shkollave dhe diku 600 mësueseve është një numër rekord ankesash.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ministrja-shahini-pezullon-drejtoreshen-e-zyres-arsimore-mat

Recommended