Rama: Kryetari i Komisionit të Vlerësimit dhe përgjegjësi i Zyrës Arsimore në Has, në ndjekje penale
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur nga qarku verilindor i Kukësit, Has, se është hapur një hetim për kryetarin e Komisionit të Vlerësimit në Has dhe se përgjegjësi i Zyrës Arsimore, po në Has, do të dërgohet në Prokurori.

Duke folur për Platformën e Bashkëqeverisjes, Shqipëriaqëdua.al, Rama deklaroi se ka filluar një hetim administrativ për të gjithë ata zyrtarë që janë bërë pengesë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Janë shumë zyrtarë që kanë shkuar në ndjekje penale, janë shumë të tjerë janë larguar nga puna, e disa të tjerë janë paralajmëruar për përjashtim nga puna

Edi Rama, Kryeministër
Kryeministri u shpreh se përmes platformës, 16 mijë probleme të njerëzve që kryesisht janë hasur në Hipotekë, ALUIZN dhe Arsim janë zgjidhur brenda një viti.
Recommended