Report TV - Si hapet dera e zyrës së kryebashkiakut të Kamzës
  • 5 years ago
Rakip Suli pas betimit në shkollën 'Ibrahim Rugova' u fut në zyrë në orën 16:35 pasi kishte mbaruar orari zyrtar i punës dhe ish-kryetari Mziu ishte larguar. Rruga deri sa u ul në karrigen e kryetarit nuk ishte e lehtë, pasi përpara se të vinte Suli ishte kryetari i këshillit me anëtarët dhe militantë të PS-së që hapën derën kryesore me forcë. Por nuk mbaroi me kaq, pasi Mziu e kishte mbyllur edhe zyrën e tij ku qëndroi për 12 vite. Kjo detyroi të zgjedhurit e rinj që të hapnin me forcë edhe derën e zyrës së tij, ndërsa Report Tv sjell pamjet e momentit. Në video duket një person që të hapë derën e zyrës së Sulit dhe pas disa tentativash arrin të çmontojë bravën.
Recommended