Report TV - Veliaj inspekton punimet për terminalin e autobusëve te kthesa e Kamzës
  • 4 years ago
100-vjetori i shpalljes kryeqytet do ta gjejë Tiranën jo vetëm me një unazë të re, por edhe me një terminal të ri. Me rinisjen e punimeve në zonën e Astirit, Bashkia e Tiranës ka zhvendosur terminalin autobusëve të jugut dhe veriut, nga zona e njohur si ish- Dogana tek terminali provizor pranë kthesës së Kamzës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen për ndërtimin e terminalit, që do të jetë në shërbim të automjeteve për linjat ndërqytetëse.

?E kemi filluar vitin e ri me punë konkrete, që përkojnë me 100 vjetorin e Tiranës Kryeqytet. Tiranës iu deshën 100 vite të vinte në këtë ditë ku është sot, por besoj se nuk mund të presim edhe 100 vjet të tjera për të marrë disa vendime shumë të rëndësishme. Një prej tyre është Unaza e Madhe e Tiranës, që përshkon gjithë zonën e Rr. ?Teodor Keko?, ose siç njihet ndryshe, zona e Astirit. Për të filluar punimet në Unazë, na duhet të lirojmë pjesën e ?Shqiponjës?, ku është terminali provizor aktual i autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu? tha Veliaj.
Recommended