Veliaj inspekton punimet per terminalin e ri te autobuseve
  • 4 years ago
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha sot se 100-vjetori i Tiranës kryeqytet do ta gjejë kryeqytetin me Unazën e madhe të përfunduar.
Kryebashkiaku Erion Veliaj u shfaq i vendosur për vijimin e punës në projektin e Unazës së Madhe. Nga inspektimi i punimeve në terminalin e ri që po ndërtohet për autobuzat e veriut dhe jugut, Veliaj u shpreh se 100 vjetori i Tiranës kryeqytet, do ta gjej atë me unazën e madhe të përfunduar.
? E filluam me Unazën e Vogël, por tani duhet të përfundojmë tek Unaza e Madhe. Kush ka parë sa kollaj shkohet nga fabrika e miellit deri në dalje në Lundër, për të vazhduar pastaj në autostradë në Elbasan, ia ka parë hajrin investimeve publike të kësaj natyre. Tani zhurma e Astirit ka mbaruar është koha që të përveshim mëngët, të fokusohemi tek puna, dhe ta çojmë Tiranën përpara. Për të filluar punimet në Unazë, na duhet të lirojmë pjesën e ?Shqiponjës?, ku është terminali provizor aktual i autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu?.Veliaj tha se do të nisë edhe ndërtimi i terminalit të ri juglindor për Tiranën. ?Brenda këtij viti do të kemi përfundimisht edhe terminalin juglindor në zonën e Farkës, përveç terminalit qendror në hyrjen perëndimore të Tiranës, këtu në kthesën e Kamzës, për t?u kthyer në një qytet modern, ku janë të ndara hyrjet dhe portat e qytetit për transportin ndërqytetas?, nënvizoi Veliaj. Terminali i ri do të jenë në shërbim të 43 linjave të zonës së jugut dhe 20 linjave të zonës së veriut, duke sjellë jo vetëm kushte më të mira dhe lehtësi në qarkullim.
Recommended