3 years ago

Report TV - Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Rrogozhinës: Do vijojmë investimet

Report TV
Report TV
Në Bashkinë e Rrogozhinës po shkon drejt zgjidhjes problemi i furnizimit me ujë të pijshëm për banorët. Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri kanë avancuar dhe pritet që vepra të jetë plotësisht në funksion vitin e ardhshëm, duke siguruar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për afro 12 mijë banorë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, Alqi Bllako, ndoqën nga afër punimet që po bëhen për ndërtimin e ujësjellësit të Rrogozhinës, ku u njohën me ecurinë e tyre.Drejtori Bllako e informoi ministren me detajet e projektit që po realizohet, ndërsa theksoi se prej 25 vitesh në ujësjellësin e Rrogozhinës kanë munguar investimet dhe afro 25% e zonës urbane të kësaj bashkie ka pasur mungesë edhe të rrjetit shpërndarës.

?Investimi konsiston në ndërtimin e tri depove të reja. Është depo kryesore, depo 2 mijë metër kub dhe dy depo të tjera, 200 dhe 100 metra kub. Janë rreth 9 kilometra linjë kryesore transmetimi, nga puset e Çermës deri në qytet të Rrogozhinës, si dhe 16 kilometra rrjet i brendshëm duke përfshirë këtu dhe 9 kilometra lidhje terciare me familjarët. Të gjithë familjarët do të jenë të pajisur me matësa, në mënyrë që ne të mund të masim në kohë reale dhe konsumin familjar, gjë që ka munguar, pasi dhe ata matësa që kanë qenë të instaluar nga ndërmarrja e Rrogozhinës, pjesa më e madhe e tyre kanë qenë jo funksionalë?, tha Bllako.

Ministrja Belinda Balluku theksoi se informaliteti ka qenë një ndër shqetësimet kryesore në Bashkinë e Rrogozhinës, për shkak edhe të mungesës së rrjetit shpërndarës të ujësjellësit, në një pjesë të kësaj bashkie, ku është ndërtuar gjatë viteve të tranzicionit.

Browse more videos

Browse more videos