Veliaj hap konkursin për godinën e re të bashkisë te bulevardi i ri: Teatri i ri do të bëhet
  • 4 years ago
TIRANE-Kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi sot hapjen e konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e një godine të re administrative për stafin e bashkisë në bulevardin e ri. Veliaj u shpreh se ndërtesa e vjetër e bashkisë do të vijojë që të jetë në zemër të qytetit dhe selia e kryetarit nuk do të ndryshojë, ndërsa godina e re do të jetë për stafin.

"Shpallin konkursin për ndërtesën të re të bashkisë së Tiranës për 1200 vende pune. Nuk do të humbim ndërtesën e vjetër, ajo do të vijojë të jetë selia e kryetarit të bashkisë. Ndërtesa klasike, bashkia ceremoniale do të vijojë që të jetë në zemër të qytetit. Godina që do të ngrihet do të jetë për stafin administrativ.  Jemi në një bulevard që duhet të markohet nga institucionet publike, para se të zgjohet interesi privat. Në pjesën fundore të bulevardit do të kemi një shesh të ri ceremonial. Këtu bashkia ka disa prona, do të donim që propozimet që vijojnë për konkursin ndërkombëtar, të jetë një ndërtesë e aksesueshme.

Pavarësisht padisë në Gjykatën Kushtetuese, Bashkia e Tiranës shprehet e vendosur për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Nga Bulevardi i Ri, kreu i Bashkisë së Tiranës, dha lajmin e mirë se shumë shpejt do të nisë puna edhe për ndërtimin e teatrit me kushte komode për të gjithë artdashësit. Veliaj kishte edhe një mesazh për 'Aleancën për Teatrin'.

?Jam shumë i vendosur të vazhdojmë me Teatrin e Ri. Për të gjithë ata që thonë kur do prishet, kjo nuk është sipas qejfit, por sapo të kenë mbaruar të gjitha procedurat, sapo të shkojë në Parlament kontrata e re, të jepet leja për Teatrin e ri dhe ne do të kemi teatrin më të bukur në të gjithë Europën Juglindore. Tirana e meriton që në 100 vitet te ardhshme të mos shkojë në teatër me batanije dhe qytetaret të rrethohen nga mbetjet e kashtës dhe shkrepëseve të Milanos fashiste?, tha Veliaj.
Recommended