Rama: S'kam kohë të pres Bashën, Teatri i ri do bëhet, gati njësia speciale për të 'fortët'
  • 5 years ago
TIRANE- Kryeministri Rama bëri sot për 120 minuta një bilanc të punëve të realizuara nga qeveria deri më tani. Rama iu përgjigj gazetarëve edhe për situatën politike dhe cështjet më të nxehta të momentit si shembja e teatrit kombëtar, për të cilin tha duhet të kishte ndodhur me kohë. Sa i përket zgjidhjes politike, kreu i qeverisë u shpreh se është gati në ulet në tryezë por nuk mund të presë më Bashën dhe Kryemadhin. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët kryeministri u kap në befasi kur u pyet se çfarë do të mendonte Rama i 30 viteve më parë për të gjitha ato që kanë ndodhur më pas, nga marrëveshja me Berishën, Bashën, por edhe aktualitetin politik. Kreu i qeverisë tha se ?Rama me flokë? do ta kundërshtonte për shumë gjëra, pasi nuk do ta kuptonte.

"Ai Edi Rama që mbaj mend unë, nuk kishte hyrë në asnjë zyrë shteti me vendim përveçse Institutit të Arteve dhe Galerisë së Arteve, ai për herë të parë ka hyrë në një zyrë shteti si ministër Kulture dhe nuk merrte vesh në atë kohë nga jeta që zhvillohej në anën tjetër të barrikadës, patjetër që në shumë gjëra do të më kundërshtonte ose nuk do të më kuptonte" tha ai.
Recommended