Letra e KE-së, Laert Vasili në Report Tv: Uroj që Teatri të bëhet simbol si kulla “Eiffel”

  • 6 years ago
Pak orë pasi Komisioni Europian i dërgoi një letër me sugjerime qeverisë shqiptare ku sugjerohet hapja e garës për operatorët e tjerë privatë, për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, aktori Laert Vasili ka komentuar lajmin në studion e Report Tv.

Vasili, një nga artistët që ka qenë pro ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar, që nga nisja e debatit publik, thotë se rekomandimet e KE-së do t?i hapin rrugë ndërtimit të Teatrit të Ri.

Optimist se projekti i arkitektit Bjarke Ingels është i duhuri për këtë godinë, Vasili thotë se shpreson se nuk do të jetë e largët dita kur njësoj si për kullën ?Eiffel? në Paris, edhe për Teatrin Kombëtar do të jetë i njëjti bum turistësh dhe pikë referimi.

?Tirana propozohet nga Daily mail për t?u vizituar. Kjo tregon se Tirana ka një vrull, dhe Teatri i Ri do të jetë një stoli për të tërhequr më shumë vizitorë dhe trupa të huaja. Pasi ata kanë nevojë për më shumë kushte, kemi vendosur disa herë kontakte dhe shpeshherë është penguar për shkak të teknikës. Për të mos folur pastaj për kushtet. Shpresoj se nuk do të ketë vonesa dhe avari, të shkaktuara nga njerëz që s?kanë të bëjnë me teatrin, por janë peng të marrë nga pikëpamje politike. E kam fjalën për të gjithë ata që s?kanë lidhje me atë profesion dhe i shohim tek teatri. Është i njëjti skenar si tek pazari i Ri, tek Lodrat, kudo. Nuk e di sa e duan të bukurën këta njerëz, por projekti do të jetë për t?u patur zili nga të gjithë vendet e rajonit. ?-thotë Laert Vasili.

Intervista e plotë:

Ju e keni parë projektin?

Po, arkitekti Bjarke Ingels e prezantoi projektin në Kryeministri. Për Shqipërinë është fat të punohet me një studio të tillë.

Po flasim për dy gjëra të ndara, teatri është institucion, pasi ndryshojnë rrethanat?

Unë mendoj se për mënyrën si ka ardhur propozimi është tërësisht transparente, jemi me fat që punojmë me një njeri të tillë.

Recommended