Basha: Teatri vija e kuqe, gati për zgjedhje të parakohshme, por më parë të zgjidhen dy çështje
  • 5 years ago
Kryetari i PD, Lulzim Basha përsëriti sot kërkesën për zgjedhje të parakohshme, por sipas tij më parë duhet të zgjidhet problemi i krimit elektoral, që sipas tij arrihet me dy nismat; ndarje e politikës nga krimi dhe dekriminalizimit të zgjedhjeve. Lideri i PD u shpreh se Rama erdhi në pushtet me ndihmën e votave të krimit.

Ai deklaroi se grupet kriminale që u goditën pak ditë më parë në Shijak, Durrës, Lezhë, por edhe të tjerë i siguruan Ramës 10-15 mandate në zgjedhje dhe kjo sipas tij shpjegon ?kapjen e drejtësisë dhe emërimin e Arta Markut për të shkatërruar hetimin dhe transferimin e prokurorëve?. Basha iu rikthye edhe njëherë akuzave për Dakon, ndërsa shtroi pyetjen për prokurorinë se përse e ka kyçur fletëarrestin, pasi sipas tij në dosje ka prova që e përfshijnë.
Recommended