Ora News - Veliaj: Teatri i Ri Kombëtar do të bëhet!
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Shumë shpejt do të nis puna për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Kryabashkiaku Erion Veliaj deklaroi se çdo veprim ëshët bërë sipas procedurave ligjore. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u miratua gjithashtu dhe vendimi për kontributin e sektorit privat në fondin e banesave sociale.

Viti 2020 do e gjej Tiranën me një Teatër të Ri Kombëtar. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Veliaj deklaroi se çdo veprim po bëhet sipas porcedurave duke ofruar një garë të drejtë për të gjithë të interesuarit.

Veliaj: I kemi dhënë sot me këtë vendim disa mundësi privatit. Mund të na japi 3% aty ku po ndërton, mund të na japi këtë 3% sipas vlerës së vendit ku po ndërton në një vend tjetër, pra në të njëjtën mënyrë siç llogarisim taksën, ashtu po llogarisin kontributin për banesat sociale.

Në rend dite ishte edhe kontributi e sektorit Privat për fondin e banesave sociale, ku çdo investitor për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore, banimi mbi 2000 meta katrorë, siguron kalimin pa shpërblim të të paktën 3% të sipërfaqes funksionale, me kushte strehimi të përshtatshme në favor të fondit publik të banesave sociale.

Veliaj: Atyre që po lodhen tek teatri i themi ruajini energjitë sepse ne do ti bëjmë gjërat sipas procedurave. Donit garë, garë bëmë. Donit komision, komision bëmë, por tani që i respektuam të gjitha Teatri do bëhet. Kur të fillojë ndërtimi i teatrit të ri do ndodhi në një ditë me diell për të filluar një punë të mirë për Tiranën, që vitin tjetër mbush 100 vjeç dhe nuk ka nevojë që shekullin e dytë të vetin të jetojë tek teatri i shekullit të parë.

Gjithashtu këtë të enjte u miratua dhe fondi për dëmshpërblimin e të prekurve nga tërmeti dhe përmbytejet, ku kryebashkiaku u bëri thirrje banorëve që kanë ndërtuar pranë lumit të Lanës të pranojën ofertën e Bashkisë për tu larguar.

Për shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/veliaj-teatri-i-ri-kombetar-do-te-behet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended