Veliaj nxjerr projektin e Teatrit të ri Kombëtar: Do të jetë 6 herë më i madh se ai që u shemb
  • 4 years ago
TIRANE- Kryebashkiaku Erion Veliaj mblodhi online Këshillin Bashkiak të Tiranës sot pak para protestës tek Teatri për të prezantuar projektin e ri të Teatrit Kombëtar. Erion Veliaj u shpreh se teatri i ri do të jetë në pronën e vet, do të jetë 6-herë më i madh dhe do të ketë të gjithë teknologjinë moderne që kërkuan artistë, përfshi edhe skenën ultramoderne me rotativë. I projektuar sipas konceptit të Bjarke Engels, një prej arkitektëve më të mirë në botë, godina e re do të ketë për herë të parë jo një, por disa skena ku artistët do të vënë shfaqjet e tyre para publikut.

"Njerëzit janë zgjedhur për të marrë vendime të vështira. Nëse do të kishin qenë të lehta do i kishin marrë të tjerët para nesh, Basha. Nuk është e lehtë të zgjohesh në mëngjes me mallkime. Ishte një vendim i vështirë, por i drejtë. Në terma të përgjithshëm bëhet fjalë për një tetar 8930 m2, pra janë trefish krahasuar me ekzistuesin dhe gjashtëfish nga ajo që ishte në hipotekë.Auditori kryesor do të ketë 650 vende në një hapësirë gjigante prej 750 m2, ndërkohë që vetëm skena gjigante do të jetë 630 m2 e përshtatshme për të gjithë veprat artistike.  Ky projekt plotëson edhe ëndrrën e kahershme të aktorëve për ambiente ndihmësve.  Në vend të kutive prej kartoni apo dollapëve plot myk, në dispozicion të aktorëve si ambiente ndihmëse do të jenë 520 m 2, ndërkohë që 1800 m 2 do të shërbejnë si ambiente ndihmëse për skenën.
Recommended