Ora News - “arTurbina” hap dyert, Veliaj: Teatri i ri është për njerëzit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Skena e re ?arTurbina? hapi dje dyert për të mirëpritur Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit, ku në datat 23-30 Shtator, do të ngjiten në skenë 14 trupa teatrale nga të gjitha trevat shqiptare. Në hapjen e Festivalit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se investimi për ?arTurbinën? ka një rëndësi të veçantë për qytetin.

Veliaj: Jam shumë i lumtur që ne, si Bashki e Tiranës, iu bashkuam financimit për kthimin e festivalit. E dini fare mirë, sa herë që do të bësh diçka ndryshe, has atë valën e parë të histerisë, që thonë: Ore, njerëzit s?kanë bukë të hanë, ç?është kjo që financojmë teatro? Por, unë besoj se duhet t?i përgjigjemi një pyetje: Njerëzit jetojnë vetëm me bukë? Pra, a është teatri gjithashtu ushqim? A është muzika ushqim? Po filmi? Unë besoj se në një qytet të mirë do të duhet të ketë një menu që mbush jo vetëm stomakun, por edhe shpirtin, kokën, me libra, aktivitete e festivale.

Ai nënvizoi se kryeqyteti do të ketë edhe një godinë të re për Teatrin Kombëtar dhe i ftoi të gjithë të lënë pas histerinë, për t?i hapur rrugë zhvillimit. Veliaj shprehu bindjen se ashtu si ?arTurbina?, edhe godina e re e Teatrit Kombëtar do të ketë një njëjtin sukses.

Veliaj: Ka ardhur koha që të jemi më pak të marrosur, më pak histerikë, më pak entuziastë për llaçin e tullën dhe më shumë të frymëzuar nga arsyeja e vërtetë se pse ne po i bëjmë këto ndërtesa. Bëhen për njerëzit, për t?u shijuar e përjetuar nga njerëzit, për të frymëzuar njerëzit. Me më pak shqetësim për llaçin, tullat, arkitektët e inxhinierët, për tallashin dhe gjithë vjetërsirat dhe me më shumë angazhim, të mund të financojmë teatro si ky që do shohim sot.

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa, i cili është edhe kryetar i jurisë së festivalit, e cilësoi organizimin e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove si një vlerë e padiskutueshme për qytetin dhe kërkoi që kjo ngjarje të kthehet në një traditë.

Xhepa: Rifillimi i festivalit mbarëkombëtar të teatrove është një vlerë e padiskutueshme; për të kanë nevojë kryeqendrat tona, krijuesit, regjisorët, aktorët, skenografët, konstumografët, që të shohin, të përballen me njëri-tjetrin dhe pse jo, të përmirësohen me një konkurrencë pozitive.

Edhe 13 shfaqje të tjera nga trupa të të gjitha trojeve shqiptare do të jenë pjesë e këtij festivali të rëndësishëm kulturor.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arturbina-hapi-dyert-veliaj-teatri-i-ri-eshte-njerezit

Recommended