Veliaj: Teatri i ri, vater ekonomike si stadiumi
  • 6 years ago
Kryetari i bashkisë Tiranës Erion Veliaj shfrytëzoi një inspektim të punimeve për ndërtimin e një parkimi nëntokësor në afërsi të stadiumit të ri ?Arena Kombëtare?, për tu kthyer përgjigje të gjithë skeptikeve mbi Teatrin Kombëtar. Veliaj  shprehu bindjen se Teatri i ri ka potencialin që të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike si stadiumi i ri.

?Teatri i ri ka potencialin që të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike, si stadiumi i ri që sot po del në dritë, një projekt i suksesshëm që vetëm nuk ia dilnim dot. Besoj, kush është skeptik mjafton të shohë mrekullinë që po ndodh këtu dhe çfarë ekonomie po i sjell Tiranës, për të kuptuar se çfarë potenciali kemi në një zonë tjetër?.

I katërti i ndërtuar në tre vjet, me nje kapacitet rreth 200 vendesh, parkingu i ri do të t?i shërbejë kryesisht funksioneve rreth stadiumit.

?Është kënaqësi e veçantë që rikthehem në një nga kantieret më të bukura të Tiranës së sotme, por edhe Tiranës së nesërme, jam i sigurt. Është kantieri i stadiumit ?Arena Kombëtare?, ku Bashkia i është bashkuar grupit për të bërë parkingun më të ri në qytet?.

Veliaj siguroi se në fund të mandatit të parë, Tirana do të jetë një qyte më i jetueshëm e ku ekonomia gëlon.
Recommended