Veliaj inspekton punimet te godinat e Qytetit Studenti: Do të fillojë puna për Kampusin Universitar
  • 5 years ago
Bizneset i janë përgjigjur thirrjes së Kryeministrit dhe Bashkisë së Tiranës për të dhënë një dorë në rikonstruksionin e godinave të konvikteve në ?Qytetin Studenti?. Falë nismës ?Adopto një konvikt?, deri në verë do të përfundojë ndërhyrja në të gjitha hapësirat e përbashkëta, për t?i hapur rrugë më pas edhe ndërhyrjes në çdo dhomë, bën me dije zyra e Shtypit në Bashkinë Tiranë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me deputeten e PS, Vasilika Hysi inspektoi punimet që po kryhen në rezidencat Nr. 20 dhe Nr. 21. ?Dua të falenderoj të gjitha kompanitë që i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit dhe bashkisë për të adoptuar një konvikt. Jemi në situatë emergjence, nuk mjafton të thuash hashtagun ?Me studentët?, nëse nuk je gati vetë të bësh diçka. Për të gjithë ata që këtë thirrje e çuan në veprim konkret, ka vetëm mirënjohje, edhe nga unë, edhe në emër të kryeministrit dhe të Qeverisë. Deri në fund të muajit, me këtë sistem adoptimesh, ku një kompani merr përsipër një konvikt, do t?i kemi adoptuar të gjitha konviktet e ?Qytetit Studenti?. Deri në verë, të gjitha hapësirat e përbashkëta, që janë nyjet higjieno-sanitare, sallat e leximit, banjot, fasadat, korridoret, hollet e tyre, do të kenë përfunduar, që pastaj t?i lihet radhë punës nëpër secilën dhomë të ?Qytetit Studenti??, tha Veliaj.
Recommended