Report Tv-Rama inspekton punimet në aksin Vorë-Fushë Krujë: Do të jetë me standarde

  • 6 years ago
Kryeministri Rama ka inspektuar punimet segmentin Vorë-Fushë Krujë, ku po investohen 4.9 milionë euro.

Ky është rindërtim goxha i thellë dhe i domosdoshëm, sepse ishte një nga akset më të shpartalluar, ndërkohë që është aks kombëtar, për momentin, deri kur të ndërhyjmë në mënyrë rrënjësore me ndërtimin e të gjithë rrugës së re Kashar-Thumanë, pastaj lart deri në Balldren dhe të krijojmë një rrugë të standardeve siç dimë ne.

Edi Rama
Kreu i qeverisë tha se kjo është një ndër akset e tjera të rëndësishme ku po ndërhyhet, duke kujtuar Rrugën e Arbrit dhe Burrel-Klos. ?Klosi, - u shpreh Kryeministri, - që në kohën kur kishte shkel shoku Enver atje, s?kishte vënë dorë më as njeri, vetëm për të shkuar për të ngritur gishtat e demokracisë. Edhe rruga e Arbrit po ecën shumë mirë?. Drejtori i Autoritetit Rrugor tha se deri më tani për Rrugën e Arbrit janë kryer 20% e punimeve.

Recommended