Punimet në urë kthehen në makth për shoferët/ 15 km radhë mjetesh në Vorë- Fushë Krujë

  • 5 years ago
Aksi rrugor Vorë-Rinas-Fushë Krujë vijon të mbetet një makth për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

Punimet që po bëhen në urën në qendër të qytetit të Fushë-Krujës ka shkaktuar një trafik të rënduar në këtë aks, ku radha e makinave shkon në mbi 15 km. Punimet e ndërtimit të kësaj ure nuk dihen se sa do të zgjasin, pasi nuk ka asnjë tabelë që tregon fillimin apo mbarimin e punimeve. Kjo gjë ka sjellë vonesa të mëdha, për këdo që udhëton në këtë aks në drejtim të Rinasit, Durrësit apo jugut të Shqipërisë.

Recommended