Report TV - Qytetarët në Fushë Krujë, 15 minuta mbi urë për të kaluar lumin
  • 5 years ago
Rindërtimi i urës së lumit Zezë në qendër të qytetit të Fushë-Krujës ka sjellë anomali të mëdha në qarkullimin e mjeteve në autostradën Fushë-Krujë- Thumanë, dhe Vorë- Rinas- Fushë-Krujë por edhe në lëvizjen e këmbësorëve të cilët duan të kalojnë nga njëra anë e qytetit ne tjetrën.

Për kalimin e lumit nga njëra anë në tjetrën firma që po kryen punimet ka vënë një urë provizore metalike e cila nuk e përballon dot fluksin pasi është shumë e ngushtë.

Siç vihet re në pamjet e siguruara nga Shqiptarja.com fluksi i këmbësoreve që duan të kalojnë nga njëra anë në tjetrën është i madh ndërsa në urë lëvizja bëhet shumë e ngadaltë për shkak të ngushtësisë së saj.

Për të kaluar nga njëri krah në tjetrin një personi i duhen minimalisht 15 minuta. Një shqetësim tjetër është dhe rreziku që i kanoset këmbësorëve që kalojnë mbi këtë urë të improvizuar pasi konstruksioni i saj nuk është në gjendje të përballojë gjithë këtë peshë qe kalon mbi të./Përgatiti Juljan Shota.
Recommended